Lajme

Për dallim nga të gjithë, Bekim Zabergja mbyll fushatën në një mënyrë shumë të veçantë

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA’s Socialdemokrate, Bekim Zabergja, sot ka mbyllur aktivitetin e tij elektoral në familjen e Rrahman Ademit së bashku me kandidatët Bekim Brestovci dhe Kenada Avdiji në Lagjën ‘Lumni Surdulli’, raporton Korrespodenti.

Ai, me këtë rast, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka falënderuar familjen Ademi për mikpritje dhe mbështetje të pa rezervë të sloganit “Me Çlirimtarët”.

Postimi i plotë i Zabergjës:

Sot e përfunduam me shumë sukses fushatën zgjedhore në Lagjën ‘Lumni Surdulli’në familjen e Rrahman Ademit së bashku me kandidatët Bekim Brestovci dhe Kenada Avdiji.

Falenderojmë familjen Ademi për mikpritje dhe mbështetje të pa rezervë të sloganit tonë #Meçlirimtaret

Kujtojmë se Bekim Zabergja, tani është kandidat për deputet, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 88 në listën e NISMA’s Socialdemokrate. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?