Lajme

Për çka e falenderoi publikisht doktori Ukshin Ismajli ministrin Armend Zemaj

Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismajli e ka falënderuar ministrin Armend Zemaj për donacionin – një rëntgen mobil, i cili ka qenë më se i nevojshëm.

“Ministrin Zemaj e informova sot për gjendjen në Spital, ku aktualisht i kemi të shtrirë 123 pacientë, 77 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 80 i kemi me oksigjeno-terapi.

Duke iu falënderuar investimeve dhe mundësive që na ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK-ja dhe mbështetjes së kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ne po mundohemi ta bëjmë më të mirën për pacientët tanë.

Vetëm duke qenë bashkë dhe duke funksionuar hallkat e shtetit, mund ta mposhtim këtë të keqe të madhe të quajtur COVID-19, që e ka kapluar botën dhe Kosovën”, ka thënë Ismajli.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?