Lajme

Pëprpalsjet s’po ndalen, djali i Agim Veliut ‘godet’ ashpër Vjosa Osmanin

Ilustrim

Përplasjeve në distancë mes nënkryetarëve të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, i është bashkuar djali i këtij të fundit, Shkumbin Veliu.



Përmes një shkrimi në llogarinë e tij, Shkumbin Veliu, tërthorazi ka goditur kandidaten për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se Agim Veliu, nuk nuk fyen, nuk shanë e nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK-së.

Loading...

Siç ka shkruar djali i Agim Veliut, kryetari i Podujevës, ka qenë gardian i Ibrahim Rugovës dhe politikës së tij dhe se sipas tij, ai asnjëherë nuk e ka sulmuar, fyer e tradhtuar as kryetarin aktual të partisë, Isa Mustafa.

Po ashtu, ai thotë se Agim Veliu, nuk është argat i PDK-së, , sepse po nga SHIKu ende mbanë një plagë në trup, që nuk i mbyllet kurr. Plagë për shtetin e Kosovës, për Rugovën dhe LDK-në.Shkrimi i plotë i Shkumbin Veliut, djalit të Agim Veliut:


Për ata që fytyrat i ndërrojnë më shpesh se çorapet!Z. Veliu ishte themelues i LDK-së në Llap, nga ajo kohë qëndroi vetëm në LDK.

Z. Veliu ishte gardian i Ibrahim Rugovës në atë kohë kur as plumbat nuk ia kursenin.Z. Veliu duke mbrojtur LDK-në e Rugovën, e duke mos ikur e mori një plumb, njëjtë sikur kolegët e tyre, Fetah Rudi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa etj.Z. Veliu, i qëndroi afër z. Isa Mustafa, kur e shanin, e fyenin besa edhe e gjuanin me gaz e Molotov, Agimi ishte krah me kryetarin e tij.

Z. Veliu nuk doli kundër Isa Mustafës, për kryetar e kryeministër, nuk e quajti as diktator sepse kultura e tij njeh vetëm respekt.Z. Veliu nuk e bëri, që vendimet që duhej votohen në kohen e kryeministrit Mustafa të sabotohen ndërsa tek kryeministri Haradinaj me sy mbyllur të votohen.

Z. Veliu, nuk fyen, nuk shanë e nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK-së.Z. Veliu nuk përdor FB fallso për ti përdorur për shantazhe të nevojave të veta politike.Z. Veliu, nuk bëhet argat i PDK-së, VV-së e askujt tjetër, sepse po nga SHIKu ende mbanë një plagë në trup, që nuk i mbyllet kurr. Plagë për shtetin e Kosovës, për Rugovën dhe LDK-në👏Mesazhet organizative, nuk mundet të ju poshtrojnë para politikanëve dinak, kriminel e shkatrrues.#MetyBabi

Loading...