Lajme

Pentagon: Forcat ruse po përpiqen të afrohen më afër Kievit, por janë ende jashtë qendrës së qytetit

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se forcat ruse po përpiqen të afrohen më pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, por ende janë jashtë qendrës së qytetit.

“Por qartësisht ne vazhdojmë të shohim forcat ruse të lëvizin përpara ose të përpiqen të afrohen gjithashtu në mënyrë që të mund të lëvizin në Kiev nga toka,” Kirby gjatë një konference në Pentagon të hënën. “Ne ende vlerësojmë se ata janë jashtë qendrës së qytetit, dhe, ajo që dimë qartë, është se ata kanë synime në lidhje me Kievin.”

Ukrainasit po “rezistojnë në mënyrë mjaft efektive rreth Kievit“, shtoi Kirby. “Ata e kanë bërë një pengesë të vështirë për rusët që të lëvizin më në jug.”

Kirby nuk mund të thoshte konkretisht se një autokolonë ruse që është parë në imazhet satelitore është nisur për në Kiev, por ai tha se “duket qartë, thjesht në mënyrë anekdotike, si vetëm një pjesë e dëshirës së tyre për të vazhduar lëvizjen në kryeqytet”.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje