Lajme

PDK zgjedh kryetarin e ri dhe nënkryetarët

Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka marrë pozitën e Zëvendëskryetarit të PDK’së pas emërimit të Enver Hoxhaj në pozitën e Shefit të Partisë së themeluar nga Hashim Thaçi.

Kryetari i ri i PDK’së, Enver Hoxhaj, do t’i ketë afër vetes pesë Nënkryetarë. Zëvendëskryetar është emëruar Sami Lushtaku, i cili ka pozitën edhe të Kryetari të Degës më të fuqishme të PDK’së, asaj të Skenderajt.

Burime të Express kanë treguar se pos Lushtakut në pozitën e Nënkryetarit të PDK’së është emëruar edhe profesori Hajredin Kuçi, i cili është edhe deputet i PDK’së.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë edhe pozitën e Nënkryetarit të Partisë.

Nënkryetari i katërt i PDK’së është Shaqir Totaj, i cili kishte mbajtur një pozitë të tillë edhe më herët.

Nënkryetari i fundit në PDK është emëruar Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

u.d i Kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do të lëshojnë komunikatë për këto emërime. Nuk i ka konfirmuar emrat e të emëruarve.

Anëtarët e Kryesisë së PDK’së, Ganimet Musliu, Abelard Tahiri, Bedri Hamza nuk kanë dashur të japin informacione.

Ndërkohë, Zëdhënësi i PDK’së, Avdni Bytyqi, ka heshtur.

Gjithë këto ndryshime në PDK kanë ndodhur pasi Kryetari i deritashëm i PDK’së, Kadri Veseli ka shkuar në Hagë për t’u ballafaquar me akuza për krime lufte të ngritura nga Gjykata Speciale.

PDK, aktualisht, është partia e tretë në Kosovë pas Vetëvendosjes dhe LDK’së. Vazhdon të mbetet në opozitë pavarësisht se është përmendur mundësia që të futen në Qeveri pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?