Lajme

PDK thërret konferencë për media, kjo është arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se në orën 13:00, do të mbajë konferencë për medie, shkruan GazetaBlic.Burime brenda partisë, i kanë thënë GazetaBlic, se në këtë konferencë do të flasë Bedri Hamza.

Derisa, temë diskutimi do të jetë, kërkimi i vaksinave, pagat si dhe qira për biznese të mbyllura.

“Partia Demokratike e Kosovës, sot, në ora 13:00 mban konferencë për media, në zyrat e Selisë Qendrore. Flet Bedri Hamza dhe temë e konferencës është, kërkimi i vaksinave, pagave dhe qiraja për bizneset e mbyllura”, ka thënë ky burim për GazetaBlic.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?