Lajme

PDK ofertë VV’së, propozoni Veselin mandatar për kryeministër, e marrim në konsideratë mocionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha sonte se ky subjekt politik nuk e ka diskutuar asnjëherë në forume e saj mundësinë e përfshirjes në qeverinë Hoti.

“ Në mbesim në atë që e kemi thënë më 6 tetor, pra mbesim në opozitë”, tha Hoxhaj në T7.

Ai foli edhe për nismën e sotme të VV-së për të mbledhur nënshkrimet për moicion mosbesimi ndaj qeverisë, duke e quajtur këtë vetëm si spektakël medial dhe hipokrizi të tyre politike.

“ Ky ishte spektakël i radhë në funksion të mashtrimit politik. VV si ka numrat as për ta shndërruar këtë në nismë për mocion. Neve nuk na ka kontaktuar e vet nuk i kanë numrat, kjo tregon hipokrizinë e tyre politike”, tha Hoxhaj.

Sipas tij nëse e ka seriozisht mocionin atëherë duhet të dilte me propozim që të formohet një qeveri e re me mandatar për kryeministër, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

“ Mund të dilnin me propozim që pas mocionit Kadri Veselit ë bëhet mandatar për formimin e qeverisë. Ndoshta në këtë rast deputetët e PDK-së do ta merrnin në konsideratë mocionin, pasi edhe qeveria Kurti e edhe qeveria Hoti po dështojnë në menaxhimin e pandemisë”, tha Hoxhaj.


SHIKO VIDEON