Lajme

PDK me spot interesant: Kur ndalet Kosova, Kadri Veseli e qet n’stom

Partia Demokratike e Kosovës ka lansuar një spot elektoral mjaft interesant, në të cilin merr pjesë Kadri Veseli bashkë me ekipin e tij të ri.

Të gjithë së bashku janë duke udhëtuar me një autobus, i cili gjatë rrugës ndalet për shkak të një defekti.

Veseli, bashkë me ekipin e tij, dalin dhe e shtyjnë atë dhe ia dalin që ta qesin në breg.

Ky rrëfim duket se ka kuptimin “kur ndalet Kosova, Kadri Veseli dhe PDK e qesin atë në stom”.

“Bashkë mundemi. Me këtë ekip, gjithmonë do të keni zgjidhje. 112 për Kosovën. Ndërtojmë të ardhmen”, thotë Veseli.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?