Lajme

PDK kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës: Flet si pasardhësi i kasapit të Ballkanit

Pasi e lëshuan sallën e Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka mbajtur një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ishim dëshmitarë të një angazhimi te Ministres që vazhdoi ta fynte luftën e UCK-së, i fyjti viktimat që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, i ka fyer të gjitha gratë e dhunuara, pra ajo sot e ka fyer sakrificën më të madhe të kombit shqiptar”, tha Tahiri, duke thënë se Gërvalla po flet me një narracion të ndërtuar në Beograd.

“Ne nuk mund të lejojmë që ministrja e Punëve të Jashtme të flet me narracionin e ndërtuar në Beograd. Ishte i njëjti me pasardhësin e kasapit të Ballkanit, kërkojmë nga z.Kurti që sa më parë ta shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme, ta shkarkojë këtë njeri që në mënyrë të vazhdueshme denigron pjesën më të ngritur tonë kombëtare”, tha ai.

Po ashtu, Tahiri tha se ofendimet filluan nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, siç tha ai, me fjalë rrugaqërie.

”Ne ishim duke dalë dhe fyerjet dhe ofendimet nuk u dhanë nga ne, sepse ishim te dera, fyerjet na u dhanë nga mbrapa, na u vërsulën, ata erdhën te ne, edhe mund te këtë dikush ndonjë fjalë, sepse ishte në mënyrë masive që u përdor gjuhë rrugaqërie. Edhe mund të ketë ndokush nga deputettët tanë po ata në vazhdimësi u sulmuan nga mazhoranca”, shtoi ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?