Lajme

PDK ia kërkon Adelina Graincës dorëzimin e mandatit të deputetes

Deputetja Adelina Grainca të dielën i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Tashmë ish partia e saj, PDK, është duke i kërkuar që ta dorëzojë mandatin e deputetes.

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, është shprehur se ajo këtë mandat e ka fituar me votat e subjektit të tyre politik.

“Adelinë, dorëzoje mandatin që e fitove në emër të PDK-së dhe nga votuesit e dashur të PDK-së. Dorëzoje mandatin që nuk i takon Vetëvendosjes dhe as Albin Kurtit sepse atë ta dhanë votuesit besnik të PDK-së”, është shprehur Gjoshi.

“Kur ta dorëzosh mandatin shko në VV ose ku të duash. Madje mund edhe të shesësh moral mbi tregtimin e paprecedent të mandatit te Vetëvendosje”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?