Lajme

PDK apo VV? Kë do ta mbështes LDK në balotazhin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka folur për zgjedhjet lokale të së dielës, dhe rezultatin zgjedhor.

Ani pse me vota Quni është radhitur i treti, ai në një përgjigje për ‘Gazeta Blic’, thotë se LDK-ja ende nuk ka marrë vendim për pozicionin e tyre në balotazhin e Prizrenit.

“Ne ende nuk kemi vendim për pozicionin e LDK-së”, tha ai

Quni deklaron se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti.

”Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti”, tha ai.

Konsiderohet se LDK është përcaktuese për fituesin në balotazh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 100% të votave në këtë komunë.

Listës i prin kandidati nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka, me 40.43%, duke pasuar me Shaqir Totaj nga PDK me 31.10 %, kurse Anton Quni, nga LDK radhitet i treti me 14.98 %


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?