Lajme

Pasi u sulmua te shtëpia e tij, reagon Tim Shkupi: Nuk jam sulmu prej shqiptarëve, as prej hoxhollarëve, por prej shërbimeve slave

Musa Lamallari, i njohur më shumë si Tim Shkupi, është sulmuar sot te shtëpia e tij në prezencë të djalit të mitur dhe fëmijëve të tij.

Ai, pak momente pasi është sulmuar, ka publikuar videot në profilin e tij në facebook, duke mos dhënë detaje më shumë se çfarë ka ndodhur.

Në orët e vona të mesnatës, përmes një video në profilin e tij, Tim Shkupi ka reaguar lidhur me incidentin, ku ka thënë se personi që e ka sulmuar, ka qenë i angazhuar nga dikush.

Ai ka thënë se nuk është sulmuar nga shqiptarët, por se ky sulm ka qenë i dirigjuar nga shërbimet slave.

“Sot e keni vërtetu edhe vet. Këto sulme, mua nuk më kanë ardh prej shqiptarëve, e as prej hoxhollarëve, as prej politikanëve. Mua më kanë ardh këto sulme sot prej shërbimeve slave. Në shtëpi,
nuk kam ku me shku përtej shtëpies sime”, thotë Tim Shkupi në videon e tij. /Korrespodenti

Shikojeni videon e plotë: