Lajme

22-vjeçarja Arbnora Dobra u gjet në Maqedoni, flet vëllai i saj

Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, para disa ditëve u raportua e zhdukur.

Por, ajo sot gjendet në Maqedoni. Nëpërmjet një mesazhi, Arbnora i ka thënë familjes se është shëndosh e mirë. Në shtëpinë e saj ende nuk po i dinë motivet e largimit të saj.

Arbnora është e fejuar me një bashkëvendas të sajin, i cili në këto momente është në Skenderaj.

Policia po i vazhdon ende hetimet

Që nga e enjtja e 27 shtatorit, Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, u paraqit si person i zhdukur nga ana e familjarëve.

Ajo mëngjesin e së enjtes kishte marrë rrugë drejt Mitrovicës gjoja për një intervistë pune. Por, që nga ai moment ajo më nuk i është lajmëruar familjes e as të fejuarit të saj, i cili gjendet në Skenderaj.

Por katër ditë pas, policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast, duke thënë se Arbnora në mënyrë të rregullt e ka kaluar kufirin e njërit nga shtetet fqinje.

E për këtë punë është njoftuar edhe familja e Arbnorës. Vëllai i saj, Driloni, i tha Expressit, se Arbnora mund të ketë shkuar në Maqedoni. Ai thotë se nuk i dinë arsyet e largimit të Arbnores nga shtëpia.

“Jam mirë, mos u brengosni për mua”, është komunikimi i vetëm që familja ka pasur me Arbnoren që prej largimit të saj nga shtëpia. Kështu i tha Gazetës vëllai i 22-vjecares.

Ai thotë se Arbnora mund të jetë në Maqedoni.

“Edhe ne para pak minutave e morëm lajmin se Arbnora ka kaluar kufirin. Mendojmë se ka shkuar në Maqedoni. Nuk i dimë arsyet pse u largua nga shtëpia. Ky është është rast shumë specifik. I fejuari i saj është këtu në Skenderaj”, ka deklaruar vëllai i saj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?