Lajme

Pas zhvillimeve të fundit në RTK, reagon Milaim Zeka: Disa ambasadorë sillen si pa tru në Kosovë

Gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka kritikuar veprimet e fundit të ambasadorëve të Suedisë, Finlandës dhe Italisë, pasi këta të fundit, ditë më parë vizituan RTK’në, për të ndërhy në politikën redaktoriale dhe skemën programore.

“Këtë sëmundje dikur e ka pasur ambasadori amerikan, Christofer Dell, i cili ndërhynte 24 orë se çfarë të transmetohej, besa edhe të shkruhej, në mediat e Kosovës”, ka shkruar Zeka.

Postimi i tij i plotë:

Disa ambasador sillen si pa tru ne Kosove

Dite me pare, ambasadoreja e Suedise, Finlandes dhe Italise, vizituan RTK-ne, mediumin publik, per te nderhy ne politiken redaktoriale, dhe skemen programore.

Kete semundje dikur e ka pasur ambasadori amerikan, Christofer Dell, i cili nderhynte 24 ore se çfare te transmetohej, besa edhe te shkruhej, ne mediat e Kosoves.

Pas informatave se edhe ambasadoreja e Suedise ne Kosove ka bere nje veprim te tille skandaloz, sot kam qene ne kontakt me deputete te Parlamentit te Suedise, ne menyre qe kjo çeshtje te ngritet ne parlament, po edhe ne MPJ, si dhe prane zyres te Kryeministrit te Suedise.

Mediat e Kosoves duhet te reagojne ndaje ketyre nderhyrjeve, ashtu sikurse po reagojne ndaje Ministrit Vitia, Gervalla, apo cilit do qofte qe guxon te beje veprime te tilla!

Si do reagonin tv e Suedise, Finlandes e Italise, me pas shku ambasadori i Kosoves e me pas nderhy ne skemen programore te ketyre mediumeve?!!!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?