Lajme

Pas vendimit të Thaçit, ky është reagimi i Haradinajt

Presidenti Thaçi mori vendim zyrtar, ku kërkoi nga koalicioni PAN që të propozojë një kandidatë për kryeministër, pa vendim për zgjedhje të parakohshme.

E menjëherë pas vendimit të Thaçit, kryeministri Haradinaj ka publikuar në Facebook-un e tij arritjet e qeverisë ku ai e udhëhoqi, e që sipas tij, janë 24 vendime të mëdha.

Postimi i plotë i Haradinajn në Facebook:

100% KOSOVË

Të dashur qytetarë,

Ne guxojmë të krijojmë. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, këto janë vetëm disa nga vendimet madhore që janë realizuar.

1. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit

2. Taksa 100% ndaj produkteve serbe

3. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK

4. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes

5. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë

6. Zonat ekonomike në Komuna

7. Ligji për Investime Strategjike

8. Ligji i Pagave

9. Ligji i Prishtinës

10. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave

11. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro

12. Kosst-i i pavarësuar

13. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës

14. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta

15. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës

16. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë

17. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve

18. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren

19. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe

20. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore

21. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë

22. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit

23. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme

24. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës

RH