Pas takimit me Thaçin, Pompeo i reagon ashpër Rusisë
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka reaguar Rusisë lidhur me kapjen e tri anijeve ukrainase në detin e Zi të dielën. Ka thënë se ky incident paraqet shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
Pompeo ka lëshuar një komunikatë lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë, vetëm disa minuta pas takimit që pati me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Në deklarimin e Pomepos thuhet se “SHBA-ja shpreh shqetësim të thellë për incidentin që ndodhi më 25 nëntor në Detin e Zi”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë këtë aksion agresiv të Rusisë. Ne i bëjmë thirrje Rusisë t’ia rikthejë Ukrainës anijet e saj dhe të respektojë sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në letrën e Pompeot.
Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi rreth një orë më parë lidhur me takimin e Pompeot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi; takim ky që u mbajt prapa dyerve të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë.
Thaçi, përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës, u shpreh se me sekretarin Pompeo ka biseduar lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com
27 Hours later : Pompeo issues Statement on #Russia ‘s Escalation vs. #Ukraine . Deep concern + call for restraint: pic.twitter.com/d07UAGI7uM
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) November 26, 2018