Lajme

Pas takimit me Biden e Blinken, ministri i Jashtëm ukrainas tregon çka i premtuan amerikanët

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas takimit me Presidentin Biden dhe Sekretarin Blinken tha se kanë marrë premtime shtesë nga ShBA-ja për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Ne morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë i mbrojtjes,” u tha Kuleba gazetarëve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në takimin mes palëve, ministrat ukrainas i treguan shefit të Shtëpisë së Bardhë për udhëtimin e mundimshëm nga Ukraina deri në Poloni ku u zhvillua takimi.

Presidenti Biden sot përfundon turin e tij evropian, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, G-7 dhe qëndrimin në Poloni.