Lajme

Pas skandalit të PDK’së me fotografinë e falsifikuar, Ambasadori amerikan viziton LDK’në

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, takoi gjatë ditës Kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën.



Në njoftimin e LDK’së, thuhet që Kosnett dhe Mustafa, kryesisht, kanë diskutuar për nivelin e lartë të korrupcionit në vend.

Njoftimi i LDK:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës është takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së mbi korrupsionin e lartë në vend, dëmtimet nga ana e Qeverisë e marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë, përplasjet e udhëheqësve të institucioneve më të larta dhe rreth dialogut me Serbinë.


Njëkohësisht, kryetari Mustafa shpalosi programin e LDK-së mbi zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë, përmirësimin e arsimit, të shëndetësisë dhe forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Në fund, kryetari Mustafa falënderoi SHBA-të për mbështetjen e pazëvendësueshme që i kanë dhënë Kosovës gjatë gjithë kohës, ndërsa uroj që partneriteti me SHBA-të të thellohet edhe më tutje.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.