Lajme

Pas skandalit në QNR, reagon edhe Valon Grabovci, kërkon rinumrim të secilës votë

Pas publikimit të skandalit të vjedhjes së votave në QNR, ka reaguar edhe Valon Grabovci, i cili garoi në zgjedhje me listën e PDK’së.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka ka përmendur shumë shqetësime që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhjor.

“Në bazë të rinumrimit të disa kutive të votimit me shqetësim kam parë se si në disa prej tyre në Pejë dhe qytete tjera më ishin vjedhur votat e juaja që më keni votuar”, ka shkruar Grabovci.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Të ndëruar miq të mi, familjarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, dua të ju falënderojë për përkrahjen që më keni ofruar gjatë gjithë kohës e po ashtu edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bazuar në rezultatin e dobët që kaluam në zgjedhje si parti, unë dua të ndajë me të gjithë ju edhe shumë shqetësime që po na përcjellin gjatë proceseve zgjedhore.

Në bazë të rinumrimit të disa kutive të votimit me shqetësim kam parë se si në disa prej tyre në Pejë dhe qytete tjera më ishin vjedhur votat e juaja që më keni votuar.

Andaj edhe ky reagim vjen nga shtytja e votuesve të mi, dhe nuk ka të bëjë vetem me interesat e mia, demtimin tim personal në votimet e 14 shkurtit, (lufta brenda llojit) por me dëmtimin e rëndë të demokracisë dhe asaj që është e shenjtë, Votës së lirë, fundamentit të demokracisë.

Tani pas publikimit të skandalit edhe nga mediat në QNR, të gjitha këto fakte janë në dorën e Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve. Unë si njëri ndër shumë kandidatët e dëmtuar kërkoj nga KQZ dhe organet tjera të trajtohet secili rast veq e veq, dhe ata të cilët kanë manipuluar me vullnetin e votuesve të marrin përgjigjen e duhur nga organet e drejtësisë.

Po ashtu për hirë të vullnetit të secilit votues të gjitha votat e kandidatëve të rinumrohen përmes një mënyre transparente duke u skanuar secili fletvotim, dhe secili të jetë deputetë nga vota e qytetarit që ka votuar dhe jo nga komisionerët që po kompromitojnë procesin zgjedhorë.

Me respekt,
Valon Grabovci


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?