Lajme

Pas Prishtinës, ky është qyteti i dytë me më së shumti të prekur me COVID-19

Komuna e Prishtinës dhe e Podujevës prijnë sot me numrin më të lartë të të infektuarve me Koronavirus.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë konfirmuar 70 raste pozitive ndërsa komuna e Podujevës është e dyta në listë me 23 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri”

IKSHPK-ja njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, e kanë humbur jetën nga Koronavirusi, 15 pacientë, janë regjistruar edhe 218 raste të reja me Koronavirus si dhe janë shëruar 156 pacientë.

Prej shfaqjes së pandemisë, numri total i rasteve pozitive ka arritur në 9.492 raste prej tyre janë shëruar 5.346 raste ndërsa kanë vdekur gjithsej 284 persona.

Aktualisht në vend janë 3,815 raste aktive./Objektiv/


SHIKO VIDEON