Lajme

Pas Prishtinës, këto qytet prijnë me raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) konfirmoi sot se numri më i madh i rasteve të reja pozitive gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar në Prishtinë, gjithsej 44 raste.

Kryeqyteti pasohet nga komuna e Gjilanit me 14 raste dhe ajo e Pejës me 14 raste.

Komunat e tjera të Kosovës kanë më pak se 10 raste të konfirmuara ndërsa vetëm nga një rast është sënuar në komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj”

141 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan sot pas analizës së 440 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej shfaqjes së pandemisë, numri total i rasteve pozitive ka arritur në 11 mijë e 416 raste, prej tyre janë shëruar gjithsej 7.191 raste, kanë vdekur 401 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 3.824./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?