Lajme

Pas kryeministrit Kurti, edhe Behgjet Pacolli mbërrin në minierën e Artanës

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe vëllai tij, Selim Pacolli, kanë shkuar sot në Minierën e Artanës, pas incidentit që la të vdekur dy minatorë.

Pas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, Artanën e kanë vizituar edhe dy zyrtarët e lartë të AKR-së.

Idriz Gerbeshi, xehetar me banim në Hajvali dhe Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan, janë viktimat që humben jetën në thellësi të minierës së Artanës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur MEPTINIS, e cila edhe u ka shprehur ngushëllime familjeve.