Lajme

Pas kërkesës për dorëheqje të Vuçiq-it, serbët thonë se janë në diktaturë të vërtetë

Deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk do të përmbushen kërkesat e opozitës për aq kohë sa ata dalin në rrugë për të protestuar, është parë si shfaqje e diktaturës.



Kështu ka deklaruar, kryetari i Unionit për Serbinë, Nebojsha Zelenoviq.

Zelenoviq tha se në protestën e djeshme morën pjesë pesëdhjetë mijë njerëz dhe se nuk ishte protestë e dhunshme.

“Sot Aleksadnar Vuçiq dha deklaratën se nuk do të përmbushen kërkesat, edhe në qoftë se në rrugë dalin pesë milionë persona. E vetmja kërkesë e protestës ishte të ndalej dhuna, dhe ai e bëri të qartë se kjo kërkesë nuk pranohet. Kjo tregon se ne jemi në diktaturë të vërtetë”,ka thëne Zelenoviq, transmeton Indeksonline.

Ndryshe presidenti serb, Vuçiq tha sot se protesta e mbrëmshme opozitare ishte absurde.


Tutje ai foli edhe për kërkesën që ishte pikërisht për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se ajo gjë as që i vie nëmendje./Indeksonline/