Lajme

Pas Kaçanikut, edhe në këtë qytet ia shtinë flakën produkteve të Serbisë

Pas vendimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për vendosjen e taksës doganore 100% për produktet serbe, sot në formë bojkoti në qendër të Deçanit janë djegur disa produkte me origjinë nga Serbia.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, i cili ka postuar disa video dhe fotografi në llogarinë e tij Facebook.

“Nga Qyteti i Deçanit ju bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i bojkotojnë të gjitha produktet me origjinë Serbe. Të gjithë në përkrahje të vendimit të Qeverisë Haradinaj”, ka shkruar ai.

Ndryshe edhe në qytetin e Kaçanikut janë djegur mallëra me prejardhje nga Serbia.



LEXO EDHE:  Ambasadori Philip Kosnett i shkon në zyrë kryeparlamentares Vjosa Osmani