Pas Joe Biden, presidentja Osmani takohet edhe me sekretarin e shtetit Anthony Blinken
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të enjten sekretarin e Shtetit amerikan, Anthony Blinken, me ç’rast deklaroi se e ka informuar për zhvillimet e fundit në Kosovë. Osmani shkroi në Twitter se e falënderoi Blinkenin për angazhim për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“E informova atë për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, shkroi Osmani. Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë realizuar të enjten fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
Osmani e ka publikuar fotografinë në Facebook, derisa krahas saj ka shkruar se miqësia me SHBA-në vazhdon të jetë e palëkundur. “Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.
Delighted to catch up with @SecBlinken at last night’s reception organized by President Biden.
Updated him on the latest developments since our last meeting and thanked him for his continued engagement for peace and stability in our region. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/VMA7EoNcrl
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 22, 2022