Lajme

Pas Francës edhe Bullgaria në protesta kundër çmimeve të larta të karburantit

Protestat kundër çmimeve të larta të karburantit, rritjes së kostos së jetesës, varfërisë dhe korrupsionit kanë vazhduar sot në të gjithë Bullgarinë.

Në Sofje, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin e Princit të Aleksandrit, pavarësisht shiut, raporton BTA.Demonstruesit bërtitën “dorëheqje” dhe “referendum”, si dhe mbanin pankarta me mbishkrime “Populli kundër partive” dhe “Ne kemi nevojë për të ndaluar kolapsin demografik dhe gjenocidin në Bullgari”.

Demonstratat u organizuan nga Forumi Qytetar Promena me mesazhin “ndryshimi i sistemit”.

Protestat u mbajtën në 18 qytete të tjera bullgare dhe demonstruesit bllokuan disa rrugë dhe pikat kufitare. Mediat raportojnë se janë bllokuar vendkalimet me Turqinë, Rumaninë dhe Serbinë, si dhe se janë formuar kolona me kilometra të tëra të automjeteve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?