Lajme

Pas emërimit të ‘Plazma Keksit’ zv.minstër reagon Ambasadori amerikan

Ambasada e Amerikës në Kosovës ka reaguar pas emërimeve në Qeverinë Hoti, duke përçuar një mesazh të qartë, të emërojnë njerëz profesionitë e jo aleatë politikë, shkruan Gazeta Metro.

Ky reagim vjen në ditën kur Qeveria Hoti ka bërë publikë emrat e 22 zëvendësminstrave në 16 ministrit.

“Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Twitter.

Kujtojmë, që sot kjo qeveri ka emëruar një student, aktivist të AAK’së zv.mnistër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Driton Bardheci, i emëruar sot zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës në ministrinë e Ramë Likajt, nuk ka përfunduar akoma studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa nota mesatare e tij është shumë e ulët, 6.8.

Kujtojmë, që Qeveria e re e Kosovës udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe komunitetet tjera.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?