Lajme

Pas dorëheqjes, Meliza Haradinaj-Stublla ka një porosi për Ramush Haradinajn

Meliza Haradinaj-Stublla dha dorëheqje nga pozita e ministres në MPJD dhe të gjitha funksionet në AAK, shkruan Indeksonline.

Përmes një shkrimi të gjatë, ajo radhiti arsyet që e çuan deri te kjo dorëheqje.

Madje ajo tregoi se pse u largua edhe nga AAK, pas një kontributi mbi 15 vjet.

Haradinaj-Stublla tha se është në paqe që largohet nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.

“Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”, shkroi ajo në Facebook.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?