Lajme

Pas deklaratës se Albin Kurtin e ka pas bashkëluftëtar, Milaim Zeka thotë se Remin e ka pas bashkëlojtar të guxhave

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, mbrëmë ka thënë në Pressing në T7 se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar gazetari Milaim Zeka, ku përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka ironizuar duke thënë se Remin e kam pasur bashkëlojtar të guxhave, ne oborrin e shkollës fillore në Abri.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Remi dhe loja e guxhave me luften

Rrustem Mustafa – Remi, tha ne nje deklarate se ”Albin Kurtin e ka pas bashkeluftetar” ktynehere.

Thash me tregu edhe une qe Remin e kam pase bashkelojtar te guxhave, ne oborrin e shkolles fillore ne Abri.

Nese e para eshte e vertete, pse mos me kane edhe kjo e dyta…!!!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?