Lajme

Pas akuzave nga BE-ja, lajmërohet Abelard Tahiri, s’e përfill kërkesen e tyre

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar se emërimi i noterëve të rinj do të marrë epilog legjitim në harmoni të plotë me ligjin dhe në partneritet të plotë me Oden e Noterëve të Republikës së Kosovës.



Deklarata e plotë e Tahirit:

“Përgjatë dy viteve të fundit, pikërisht me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë zhvillimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi realizuar dhe përmbyllur shumë projekte kapitale në fushën e sundimit të ligjit.

Në mesin e reformave të ndërmarra ka qenë edhe qasja në drejtësi për qytetarët e Republikës së Kosovës, të përkthyer në ofrimin e shërbimeve sa më afër tyre përmes profesioneve të lira ligjore.Që nga themelimi i këtyre profesioneve, askush nuk është marrë me to, as për nga matja e performancës, as për nga nevojat për rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kam pasur kërkesa nga komunitetet për t’iu mundësuar qasje në shërbimet noteriale sa më afër vendbanimeve të tyre, dhe kam pasur edhe pyetje parlamentare nga deputetët pse një gjë e tillë ende nuk po ndodhte. Përballë realitetit, reformimi i profesioneve të lira ka qenë ndër detyrat e mia të para si Ministër i Drejtësisë.