Lajme

Pas ahengut, drejtori i Kulturës së Skenderajt përfundon me veturë mbi themelet e një shtëpie

Në mesin e mysafirëve që mbrëmë pati mysafirë në odën e tij, kryetari i Veteranëve të UÇK-së Hyseni Gucati , ishte edhe drejtori i Kulturës në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala.

Ky i fundit madje ka përdorur veturën zyrtare për të shkuar në ahengun që Gucati e organizoi me muzikë folklorike e raki, me rastin e diplomimit të djalit tij, shkruan Indeksonline.

Por, duket që pija nuk i ka ndikuar mirë Shalës, pasi që ai teksa po kthehej nga ahengu ka përfunduar me veturë mbi themelet e një shtëpie që po ndërtohej.
Për shkak të përplasjes Shala ka marrë edhe lëndine çka edhe i është nënshtruar një trajtimi mjekësor në QKUK./Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?