Lajme

Pas 22 rasteve të reja me koronavirus, kryetari i Vushtrrisë merr këtë vendim!

Pas konfirmimit të 22 rasteve të reja sonte në Vushtrri, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka thënë se numri i madh i infektimeve është brenda të njëjtës familje.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se ka kërkuar nga MPB rritjen e numrit të policëve në Stacionin e Policisë në Vushtrri për të rritur mbikëqyrjen e personave në vetizolim, si dhe nga MSH rritjen e personelit shëndetësor në QKMF.

Tahiri tha se ka kërkuar edhe nga drejtoritë e tjera personel shtesë në inspektoratin sanitar.

“Sonte u konfirmuan edhe 22 raste të reja me Covid 19 në qytetin tonë. Të gjitha janë raste kontakti. Aktualisht kemi 154 raste aktive, 40 të shëruar dhe 2 qytetarë të vdekur. Një numër i madh i qytetarëve e kanë kaluar kohën e shërimit dhe po presim ritestimin për konfirmim të shërimit te tyre. Më shqetëson tepër shumë numri i madh i infektimeve brenda të njejtës familje”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Sonte u konfirmuan edhe 22 raste të reja me Covid 19 në qytetin tonë. Të gjitha janë raste kontakti. Aktualisht kemi 154 raste aktive, 40 të shëruar dhe 2 qytetarë të vdekur. Një numër i madh i qytetarëve e kanë kaluar kohën e shërimit dhe po presim ritestimin për konfirmim të shërimit te tyre.

Më shqetëson tepër shumë numri i madh i infektimeve brenda të njejtës familje. Kjo dukuri e ka rritur shumë numrin e rasteve. Ju lutemi KUJDES ruani familjet tuaja.

Kam kërkuar nga MPB rritjen e numrit të policëve në Stacionin e Policisë në Vushtrri për të rritur mbikqyrjen e personave në vetizolim. Kemi kërkuar nga MSH po ashtu rritjen e personelit shëndetësor në QKMF dhe nga drejtoritë tjera kam derguar personel shtesë në inspektoratin sanitar.

Toleranca është 0 për bizneset që nuk respektojnë masat. Për fat të mirë, pak qytetarë kemi pasur të infektuar në bizneset e Vushtrrisë. Numri më i madh i infektimeve po ndodhë brenda familjeve për shkak të vizitave familjare. Tashmë është konfirmuar që ndejat në fund të Ramazanit dhe vizitat për Bajram e kanë rritur numrin e rasteve. Numri po vazhdon me u rritë sepse po vazhdojnë vizitat.

Prandja duhet të ndërgjegjsohemi, nuk është koha për ndeja familjare, mos i beso akujt mos ja jep virusin familjarëve mos shko askund e mos prano askend në vizitë.

Me bajtë maskë nuk është marre, me pas virusin po ashtu nuk është marre, me përhap virusin rrezikon jetën e tjetrit.

Ju lutem, të gjithë bashkë mundemi me fitu këtë betejë


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?