Lajme

Partia Fjala: Vetëvendosje na e mori xhematin edhe pse s’i përmbahet fesë

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, në emisionin Pressing ka deklaruar se një pjesë të madhe të elektoratit të saj e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Partia e Kurtit është akuzuar nga shumë kritikë se ka flirtuar me besimtarët e devotshëm myslimanë, qoftë përmes qëndrimit aprovues për shaminë, apo edhe në rastet e tjera.

Por, Kelmendi ka deklaruar se Vetëvendosje edhe pse i ka mbështetur myslimanët në disa aspekte, në të tjera janë bërë bashkë me pushtetin, shkruan Periskopi.

Për ta përforcuar argumentin e tij ai përmendi rastin e ligjit që ndalonte ezanin në mënyrë të çakorduar, kur Vetëvendosje kishte votuar.

Ky ligj, sipas Kelmendit, e cilësonte ezanin si zhurmë – për të cilën gjë, ai thotë se është e papranueshme.

Partia Fjala në këto zgjedhje i kishte fituar mbi 3 mijë vota. /Periskopi