Partia Egjiptiane bën premtimin më domethënës në Kosovë

Lideri i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka bërë një postim në Facebook ku ka treguar edhe premtimet e partisë së tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në programin e kësaj partie premtohet program, korrektësi dhe ajo që më së shumti i duhet vendit tonë në përgjithësi, mos-urrejtja.
Gjuha e urrejtjes është bërë një problem i madh në hapësirën politike të partive shqiptare, përcjell Periskopi.
“MashaAllah, shumë mbarë po ecë, vërtet jemi akademi politike!” – ka komentuar z.Berisha.
Berisha kishte qenë deputet edhe në legjislaturat e kaluara të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Periskopi