Lajme

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme, rikthehet shiu dhe bora!

16.04 – Paradite intervale me diell. DItën vransirat do të shtohen.

17.04 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu kohëpaskohe. Në vise kodrinoro-malore priten edhe reshje bore.

18.04 – Në mëngjes vende-vende reshjet e shiu vazhdojnë. Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell, e pa kushte për reshje.

19.04 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë të intenzitetit mesatar.Temperaturat mbesin të ulëta për këtë periudhë kohore. Minimalet zbresin edhe në -2C, ditën e premte, e në fundjavë arrijnë edhe deri në 5C.

Maksimalet luhaten nga 10C deri 12C, e të shtunën zbresin deri në 9C, e të dielen mund të rriten deri në 14C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-10m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditëve në vijim, e nga fundjava në rënie.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?