Lajme

Paraqiten rastet e para me Covid-19 në shkolla, prekën dy mësuese

Në ditën e katër kur ka filluar procesi mësimor në mbarë vendin për një pjesë të nxënësve, i shtyerë për 14 ditë, shkaku i pandemisë Covid-19, kanë filluar të paraqiten edhe rastet e para me të prekur nga ana e personelit arsimor, shkruan IndeksOnline

Më saktësisht njëra ndër shkollat më të mëdha në Kosovë ajo “Mihal Grameno”, është prekur nga Covid-19, kjo pasi që dy mësimdhënëse të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitiv gjatë ditës së djeshme.

Këtë për IndeksOnline, e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Fushë Kosovës Islam Shabani.

Ai ka shtuar se ato janë zëvendësuar menjëherë dhe nuk kanë vendosur të ndërprejnë mësimin për nxënësit e mësimdhënësve tashmë të prekura nga Covid.

“Po është e vërtet, fatkeqësisht i kemi dy mësimdhënëse të infektuara. Ndërsa i kemi testuar 50 arsimtar të asaj shkolle dhe 2 kanë dalur pozitivë dhe menjëherë mësueset i kemi dërguar në shtëpi dhe janë në izolim të plotë dhe i kemi caktuar dy zëvënedësime të tjera. Mësimin nuk e kemi ndërprerë, sepse në dy ditët e para mësueset vazhdimisht kanë pasur maska, ashtu edhe nxënësit”, tha Shabani për IndeksOnline.

Ato janë mësimdhënëse të ciklit të ultë, ka sqaruar drejtori Shabani.

Se çka do të ndodh tutje brenda këtij stafi të madh mësimdhënësish gjatë kësaj periudhe drejtori Shabani ka thënë se është herë të flasin, por se në proces të testimi ka njoftuar se janë edhe 60 mësimdhënës të tjerë.