Paralajmërohet për mbylljen totale dyjavore
Nga Vetëvendosje kanë ardhur paralajmërimet e para se si rrjedhojë e situatës me COVID-19, në vendin tonë mund të ketë mbyllje totale.
Deputeti i kësaj partie, Visar Korenica, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbyllja totale është e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit.
Korenica tha se me mbyllje do ta ishte nën kontroll virusi dhe në anën tjetër do të vaksinoheshin qytetarët.
Postimi i tij i plotë:
Vaksina është e sigurt!
Mbyllja totale për dy javë për të izoluar dhe parandaluar përhapjen e virusit duke e vënë nën kontroll dhe, në vazhdimësi vaksinimi i gjithë popullsisë janë hapa të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish.