Lajme

Paralajmërohen rrebeshe shiu dhe bubullima në këto ditë

Gjatë fundjavës në vend do të ketë mot jostabil, diell dhe vranësira që do të përcillen pasdite me rrebeshe shiu dhe bubullima, ka bërë të ditur Prishtina Weather.

Nga e dita e diel ndërkaq do të ketë rënie të temperaturave.

“19.06.2020 – Pas motit më të ngrohtë dhe më stabil që mbretëroj ditën e sotme, në ditët e fundjavës, depërtimi i turbullirave nga Atlantiku me masa më të freskët ajrore, do të sjellin sërish kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima. Ndërsa, temperaturat, nga dita e diel do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare”, thuhet në njoftim.

Ditëve ndërkaq bëhet e ditur se do të mbajë mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Vende-vende ka mundësi që reshjet të jenë më intenzive, e ditën e martë të shoqëruara edhe me bubullima. Të mërkurën reshjet pritet të pushojnë.

Moti për ditët e ardhshme:

20.06 – Pjesërisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten rrebeshe të shpërndara shiu dhe bubullima.

21.06 – Në mëngjes pjesërisht vranët, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën dhe në mbrëmje kryesisht me vransira, rrebeshe shiu dhe bubullima.

22.06 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.

23.06 – Kryesisht vranët, herë herë me shi. Pasdite mundësi edhe për bubullima.

24.06 – Herët në mëngjes riga lokale shiu. Gjatë ditës vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri 14C, ndërsa maksimalet do të pësojnë rënie nga 24C, të shtunën, në 20C deri 22C, nga dita e diel.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 4-10m/s, me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e nga dita e martë me tendencë të rritjes mbi këto vlera./GazetaExpress/

Në fundjavë mot jostabil, diell dhe vransira, pasdite rrebeshe shiu me bubullima. Nga dita e diel rënie e…

Julkaissut Prishtina Weather Perjantaina 19. kesäkuuta 2020


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19