Lajme

Papa Francesku bënë thirrje: Ndihmoni të rinjtë shqiptarë të mos largohen nga vendi

Papa Francesku ka pritur sot në një audiencë private një delegacion të shtetit shqitpar kryesor nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi së bashku me një përfaqësi të besimeve fetare shqiptare e arbëreshe.

“Shqipëria është pjesë integruese e Evropës e përmes traditave të saj më fisnike, dokumenton origjinën e qytetërimit të saj”, është shprehur Ati i Shenjtë gjatë këtij takimi.

Megjithatë ky vend, tha Papa Francesk, kërkon një zhvillim të vërtetë e të balancuar në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin rrugën e emigracionit duke çuar në dobësimin e forcë e aftësive të vendit që janë thelbësore për zhvillimin e saj human e civil.

LEXO EDHE:  13-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, detaje nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku dyshohet se i mituri i dha fund jetës

“Lidhja antike e miqësie dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë e Vatikanit sot është ripërtërirë”, tha Ati i Shenjtë duke e vlerësuar Shqipërinë si një vend me histori të lashtë e të lavdishme.

Gjatë këtij takimi Papa Francesku ka përshëndetur komunittin italo-shqiptarë të arbëreshëve si dhe ka vlerësuar klimën e respektit e të nesimit reciprok që ekziston në Shqipëri mes katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve.

“E kjo bashkëjetesë fetare, është një e mirë e çmuar për vendin e për paqen ” tha ai.