Lajme

Pamje të rënda, babai vritet pranë vajzës së vogël

Një video në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon momentin e rëndë kur një person ekzekutohet në mes të ditës në prani të vajzës së vogël.

Anthony Robinson u qëllua fatalisht ndërsa po shëtiste me vajzën e tij gjashtë vjeçare në Bronx.

Kamerat kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur babai 29-vjeçar u qëllua për vdekje në një rrugë të New York City, teksa plumbat erdhën nga një automjet.

Robinson mori disa dhe vdiq për shkak të plagëve të rënda që kishte në trup.

Vajza e vogël shpëtoi mrekullisht pa u dëmtuar. /noa.al/

Më poshtë keni pamjet e rënda:


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19