Lajme

PAMJE të rënda/ Momenti i ekzekutimit të 38-vjeçarit shqiptar në Greqi, njerëzit në lokal largohen të tmerruar sapo dëgjojnë të shtënat

Momenti i ekzekutimit të 38-vjeçarit shqiptar teksa po qëndronte në një lokal në Greqi është kapur nga kamerat e sigurisë.

Në pamje duket momenti kur një këmbësor qëndron jashtë lokalit dhe kërkon Kristo Halilin derisa i afrohet dhe e qëllon me plumb në bark e në kokë.

Ndërsa njerëzit e pranishëm largohen me vrap të tmerruar sapo dëgjojnë të shtënat me armë. Dëshmitë tregojnë se autori hipi në një makinë të bardhë tip ‘Toyota Yaris’ dhe u arratis së bashku me bashkëpunëtorin e tij.

Një dëshmitar okular për mediat greke zbuloi se autori i vrasjes kishte veshur një xhaketë gri dhe kishte hipur në një makinë po ashtu gri. Zona pas incidentit u rrethua nga forca të forta policie, ndërsa autoritetet u vunë në kërkim të provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Kristo Halili, i cili njihej edhe si Keli në Greqi, me origjinë nga Tepelena, u ekzekutua në rrugën Ajo Pavllo dhe Psaron. Siç raporton korrespondenti i Top Channel, kjo zonë kontrollohet nga bandat shqiptare dhe janë ekzekutuar disa anëtarë të bandave shqiptare të krimit.

Mësohet se Halili ka qenë në burg i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, zjarrvënie të qëllimshme, prishje të pronës së tjetrit, kërcënim dhe gjobëvënie.

Shiko videon këtu


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?