Lajme

Pamje të qytetit të Durrësit tri ditë pas tërmeteve të pandërprera

Banorët sot në Durrës po përpiqen të përballojnë në kushte të rënduara psikologjike pasojat nga dëmet e shkaktuara në jetë njerëzish dhe në prona.

Tre ditë pas tërmetit tragjik që shkaktoi dhjetëra jetë të humbura e shumë dëme materiale, në pamjet e sjella nga Zëri i Amerikës, qyteti bregdetar duket sikur ka dalë nga ndonjë betejë e egër luftë.

Pallate që mezi mbahen në këmbë, që të fusin frikën kur i sheh, e të tjera të rrënuara, të bëjnë të mbash frymën kur mendon pasojat që solli ky tërmet i mëngjesit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Të pyetur nga gazetari, banorët kanë treguar se jetojnë me frikë dhe ende janë në ankth e stres.

“Shkojmë hamë buke dhe na dridhet luga”, tha një banor.

“Në momentin që ra tërmeti nuk kam qenë i frikësuar, pastaj kur dola dhe pashë atë shkatërrim, jam…”, tha një tjetër banor i përlotur./VoA

LEXO EDHE:

Tërmet ndodhi në Amerikë, shikojeni se si mobilizohen për pak sekonda fëmijët amerikan


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19