Lajme

PAMJE: Skandali në QKUK, dera në një klinikë mbyllet me litar

Njëra nga dyert e dhomës ku kryhen shërbimet e Rentgen, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në mungesë të dorezës, mbyllet nga stafi mjekësor me litar.

Kështu tregohet nëpërmjet një videoje të ngarkuar në ‘Facebook’-un e tij nga gazetari Bujar Vitia.

Siç shihet edhe në video, dera mbyllet me vështirësi nga një prej personelit mjekësor në Klinikën e Radiologjisë.

"Avullohen" dorezat e dyerve ne Kliniken e Radiologjise. Dera e dhomes se rentgenit mbyllet me konop, sepse jane avulluar disa qindra mijera edhe ketu gjate renovimeve vitin e kaluar e punimet po shihen me çfare cilesie 😏

Julkaissut Bujar Vitija Torstaina 22. lokakuuta 2020