Lajme

Pamje shqetësuese: Gazetarja humb ndjenjat në mes të emisionit

Pamje shqetësuese vijnë nga Greqia, ku një gazetare ka humbur ndjenjat në mes të emisionit.

Skena është shënuar mëngjesin e djeshëm, e diel, në televizionin grek ANT1, transmeton javanews.

Gazetarja Konstantina Klokotara, humb ndjenjat dhe rrëzohet në mes të emisionit.

Pasi gazetares i dridhen këmbët fillimisht, ajo nuk e ruan dot ekuilibrin dhe bie përtokë.

Në ndihmë të saj shkojnë dy kolegët, ku Konstantina u dërgua me urgjencë në spital.

Mësohet se aktualisht gazetarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.