Lajme

Pamje nga arrestimi i vëllezërve shqiptarë dhe nënës së tyre që dyshohet se vranë policin malazez

Tre shqiptarë janë arrestuar pasi ekzekutuan me armë zjarri policin malazez Millutin Lekoviq, gjatë kalimit të kufirit.



Nga burime të afërta me rastin, IndeksOnline raportoi sot se personat që kanë gjuajtur në drejtim të policit kufitar malazez, Milutin Lekoviç janë të Malësisë së Madhe të Republikës së Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në Igalo, në afërsi të qytetit Herceg Novi, në orën 14:00, rreth 5 km larg kufirit kroat.

Tre personat, të cilët nuk kanë pasur me vete dokumenta identifikimi, në momentin e ndalimit kanë thënë se janë nga Kosova.

Nga raporti i policisë malazeze mësohet se Luan Hasanaj 43 vjeç është autor i vrasjes së policit 41-vjeçar Millutin Lekoviq, ndërsa në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, Lulëzim Hasanaj (vëllai) 49 vjeç dhe Nure Hasanaj (e ëma) 67 vjeçe.