Pamje nga aksidenti në Komoran ku vdiq një person
Rreth orës 17:30 sot një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Komoran.
Një sinjalizues ka dërguar video nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti fatal.
Në pamjet e siguruara shihet motoçikleta e rrëzuar në tokë dhe një polic. Po ashtu, në videon e dytë shihet se si vetura ka goditur shtyllën.
Gjithashtu, janë bërë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë.