Lajme

Pamje dramatike nga atentati ndaj Ibrahim Rugovës në vitin 2005

“Fal Zotit, shpëtova edhe njëherë”, këto ishin fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, pasi i kishte shpëtuar atentatit më 15 mars 2005.

Në një konferencë që Rugova e kishte mbajtur pak pas atentatit, kishte folur për këtë ngjarje.

“Fal Zotit, shpëtova edhe njëherë, e dini kam pasur mjaft këso. Tash një vit gjuajtën mbi shtëpinë time, nuk po i përmendi ato të tjerat…”, kishte thënë Rugova, pas atentatit në një konferencë që kishte mbajtur me ish-Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, transmeton Zëri.info

Në atë kohë Solana kishte ardhur në Prishtinë për të biseduar me liderët politikë për situatën pas largimit të Ramush Haradinajt dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për qeverinë që do ta pasonte atë.

Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë kishte thënë se rreth orës 8 e 20 minuta, sipas kohës lokale, kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në rrugën “Ramiz Sadiku”, prapa Teatrit Kombëtar.

Kryesit e këtij atentati nuk janë gjetur asnjëherë.

Pas një viti nga ky atentat, Rugova vdes nga një sëmundje e rëndë më 21 janar 2006./ZERI/

Atentantit ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, më 26 mars 2005

PAMJE DRAMATIKE: Atentantit ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, më 26 mars 2005Ibrahim Rugova: Fal Zotit, shpëtova edhe njëherë e dini kam pasur mjaft këso. Tash një vit gjuajtën mbi shtëpinë time, nuk po i përmendi ato të tjerat…

Julkaissut FM Images Albania Tiistaina 21. tammikuuta 2020



LEXO EDHE:  809 viktima të koronavirusit për 24 orë në Spanjë