Lajme

Pal Lekaj: Insistova që në Graçanicë të kishte simbole shtetërore, por s’u bë dhe anulova vizitën

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se vizita në Komunën e Graçanicës ka qenë e planifikuar katër ditë më parë.

Ai ka thënë se me të kuptuar se kryetari i kësaj komune, Srdjan Popoviq, nuk do të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që ta anulojë këtë vizitë, njofton Klan Kosova.

“Jam i përkushtuar që t’i ndihmojë qytetarët por nuk do të lejoj që të mos përdorën simbolet si flamuri, stema dhe simbolet tjera. Kërkoj nga kryetarët e komunave dhe zyrtarët tjerë komunalë që të pranojnë realitetin sepse duhet të kuptojnë që kemi Kushtetutën ku neni i 6-të përcakton përdorimin e simboleve poashtu edhe ligji mbi përdorimin e flamurit dhe stemës”.

“Në këtë drejtim kam vepruar drejt duke u bazuar në kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës dhe ligjeve. I bëj ftesë edhe Serdajn Popoviq që të veprojë drejtë dhe të veprojë sipas Kushtetues së Kosovës”, ka thënë Lekaj në intervistën për Klan Kosova.

Lekaj ka thënë se ka këmbëngulur që simbolet shtetërore të vendoseshin në Graçanicë, para se ta bënte vizitën.

“Kam insistuar dy herë që ai në takim të jetë prezent flamur por edhe pas insistimit tim me keqardhje nuk ka pranuar kryetari dhe kam anuluar vizitën”.

Ministri Lekaj ka thënë se këtë çështje do ta ngrish edhe në qeveri.

“Do të kërkojë nga çdo ministër që të veprojë njëjtë si unë. Do ta diskutoj me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe do ta shtrojë edhe në qeveri që ne të kërkojmë që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Nuk jemi në një vend tjetër, jemi në Republikën e Kosovës ku të gjithë qytetarët duhet të trajtohen barabartësisht por që edhe ata duhet t’i respektojnë institucionet”.

Derisa nuk do të përdoren simbolet shtetërore në Komuën e Gracanicës, Lëkaj ka thënë se nuk do të ektë memorandum me këtë komunë – i cili ka qenë pritur të nënshkruhej sot po që se nuk do të anulohej vizita.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?