Lajme

Pakoja Emergjente, vjen një njoftim i rëndësishëm nga Qeveria për pagesat prej 170 euro

Pako Emergjente për COVID-19 që ishte bërë nga Qeveria Kurti do të implementohet edhe nga Qeveria Hoti. Por, Qeveria e Kosovës nuk mund t’i bëjë pagesat e parapara në këtë pako pa një leje të Kuvendit për të lejuar rritjen e deficitit buxhetor dhe zvogëlimin e bilancit bankar.

Agim Krasniqi nga Ministria e Financave duke thënë se të gjithë përfituesit e kësaj pakoje do t’i marrin pagat e tyre.

“Pako Emergjente me masa të cilat kanë filluar të implementohet që kanë të bëjnë kryesisht me pagesën e 170 euro, 130 dhe të papunët do të implementohen”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se qeveria ka mjete, mirëpo që të përdorën ato për pagesat e bëra për pikat e parapara në pakon emergjente duhet të krijohet baza ligjore.

“Këtë bazë ligjore e bëjmë më rishikim tash edhe ajo që unë po e them, nuk ka lidhje se ka filluar me qeverinë e kaluar na kemi kry obligimet krejt komplet për këto masat”, ka shtuar më tej ai.

Qeveria e Kosovës sa ishte kryeministër Albin Kurti, më 13 mars, kishte marrë vendim për mbylljen e bizneseve për shkak të frenimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Por, për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179,6 milionë euro, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.

Nga kjo vlerë 61 milionë euro janë ndarë për pagat e punëtorët në vlerë 170 respektivisht, 130 euro për dy muajt e ardhshëm, që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, subvencionim të qirasë për 50 përqind dhe kontributeve pensionale.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?