Lajme

Pajtohen dy familje nga Llapi që ishin në hasmëri

Sot u pajtuan familja Spahiu nga fshati Gllamnik dhe familja Krasniqi nga fshati Majanc të Komunës së Podujevës. Kështu së paku ka shkruar Kadri Kastrati, ish-komandanti i FKS-së. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë edhe dy fotografi që supozohet të jenë me familjet e hasmuara deri më sot.

Kastrati uroi që “kurrë mos të ketë ngatërresa në mes të shqiptarëve”. “E falënderoj familjen Spahiu për respektin që ma bëri mua dhe kolegëve”, u shpreh Kastrati në këtë postim. Ai nuk ka treguar se për çfarë arsye këto dy familje kishin hyrë në hasmëri.